39-vjeçarja vdes nga ataku kardiak teksa fliste në funeralin e vjehrrit në Britani (fotot)

9 months ago 40

Një nënë e tre fëmijëve ka humbur ndjenjat dhe ka vdekur teksa po lexonte fjalën e saj në funeralin e vjehrrit në Britani.

Ajo nuk kishte pasur më parë probleme me zemrën.

Sarah Healey ishte në shërbimin funeral të Roy West babait të partnerit te saj me të fejuarin dhe tre fëmijët e saj të moshave 16, 7, e 6 vjeç, nëntorin që shkoi.

Por teksa lexonte fjalën e saj për pjesëmarrësit e funeralit, infermierja papritur humbi ndjenjat dhe më pas vdiq.

Shkaqet e sakta të vdekjes së papritur e tronditëse të Sarah nuk dihen por ajo pësoi një atak arritmie ose atak kardiak, sipas zyrtarëve.

Miqtë e familjarët thanë se janë të shkatërruar nga humbja e papritur dhe e pashpjeguar.

Familjarët thonë se jeta e tyre ‘nuk do të jetë më kurrë e njëjta’ pas humbjes së dy të dashurve.

Mamaja e Sarah, Gladys Healey tha: “Sarah ishte një nga folëset në funeralin e të atit te James por papritur ajo ra përtokë duke lexuar eulogjinë e saj”.

“Ishte një goditje e rëndë për familjen tonë, për partnerin e saj që sapo kishte humbur të atin dhe për tre fëmijët që po lë prapa”.

Motra e Sarah, Trisha Healey, tha: “Unë humba papritur motrën time të madhe dhe është gjëja më e rëndë që kam provuar. Unë flisja me të përditë dhe ishim shumë të lidhura”.

E ndjera Healey ishte një infermiere e kualifikuar që po specializohej në onkologji dhe gjithashtu po krijonte një biznes estetike në klinikën e saj brenda qendrës së atletikës në Eton.

Një nënë e tre fëmijëve ka humbur ndjenjat dhe ka vdekur teksa po lexonte fjalën e saj në funeralin e vjehrrit në Britani.

Top Channel

Read Entire Article