Komplot për të vrarë Trump? Irani hedh poshtë akuzat e Uashingtonit: Të pabaza!

3 days ago 18

Ministria e Jashtme e Iranit i ka quajtur akuzat e Uashingtonit për një komplot nga Teherani për të vrarë presidentin e zgjedhur Donald Trump “plotësisht të pabaza”.

Ministria iraniane “hedh poshtë pretendimet se Irani është i përfshirë në një atentat që synon ish-zyrtarë ose zyrtarë aktualë të SHBA “, tha zëdhënësi Esmail Baghei në një deklaratë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Këto akuza përbëjnë një komplot satanik sionist të krijuar nga qarqet sioniste dhe anti-iraniane”, shtoi ministria iraniane.

Departamenti  Amerikan i Drejtësisë  akuzoi dje  Iranin  për komplot për vrasjen e Presidentit të zgjedhur  Donald Trump .

“Akuzat e shpallura sot zbulojnë përpjekjet e vazhdueshme të Iranit për të synuar qytetarët amerikanë, përfshirë presidentin e zgjedhur Donald Trump”, tha drejtori  i FBI-së,  Christopher Wray.

Gjatë hetimit të FBI-së për një rast tjetër, një shtetas iranian 51-vjeçar me nënshtetësi afgane tha se disa javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ai u udhëzua nga Irani të paraqiste dhe të ekzekutonte një plan për të vrarë Trump. Studiuesit e konsiderojnë pretendimin të besueshëm.

Disa javë më parë, fushata e Trump njoftoi se ishte informuar nga inteligjenca amerikane për kërcënimet reale dhe specifike nga Irani për të vrarë manjatin republikan./vizionplus.tv

Read Entire Article