Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, gjatë një interviste për New York Times, deklaroi se vendimi i vonuar i Joe Biden për të dalë nga gara ishte shkaku i humbjes në zgjedhje.
Pelosi tha se “nëse presidenti [Biden] do të dilte më shpejt, mund të kishte pasur kandidatë të tjerë në garë,” raportoi NYT.
“Nëse presidenti do të tërhiqej, do të kishte një garë të hapur”, tha Pelosi.
“Dhe siç them unë, Kamala mund të kishte bërë një fushatë të mirë. Por ne nuk e dimë këtë. Kjo nuk ndodhi. Ne jetojmë me atë që ndodhi. Dhe për shkak se presidenti miratoi Kamala Harris menjëherë, kjo e bëri me të vërtetë të pamundur që të kishte një fushatë të mirë”, shtoi ajo.
Siç ka raportuar ABC News, Pelosi ka punuar në prapaskenë për të nxitur Biden të tërhiqej nga gara presidenciale pas performancës së tij në debatin e CNN.
Në nëntor 2022, kur bashkëprezantuesi i ABC “This Week”, George Stephanopoulos e pyeti Pelosin, “a mendoni se Presidenti Biden duhet të kandidojë përsëri?” Ajo u përgjigj: “Po, po. Dua të them që Presidenti Biden ka qenë një president i madh për vendin tonë. Ai ka arritur kaq shumë.”/vizionplus.tv