Një 50-vjeçar ka braktisur të afërmin e tij, 16 vjeçar në Greqi.
I mituri është kthyer ditën e djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijes. Sipas njoftimit zyrtar, 50 vjeçari kishte përgjegjësi për shoqërimin e 16 vjeçarit.
Autoritetet njoftojnë se ka nisur procedimi penal për 50-vjeçarin.
“Seksioni për Hetimin e Krimit në DVKM Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ç. B., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi ka braktisur të afërmin e tij një 16-vjeçar në Greqi, i cili është kthyer ditën e djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijes. 50-vjeçari në bazë të deklaratës noteriale, kishte përgjegjësi për shoqërimin dhe mos braktisjen e 16-vjeçarit”, njofton policia. /vizionplus.tv