61-vjeçari gjendet pa shenja jete në hotel

7 months ago 33
Reklamë

Një 61-vjeçar është gjetur pa jetë në një hotel në Feriza. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin Ferizajt ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:35.

Sipas policisë 61-vjeçari është shetas i Maqedonisë së Veriut.

“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, deklaroi ai.

Ai tha se policia po heton ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Read Entire Article