Dënimi i Salianjit nga Gjykata për kallëzim të rremë ishte tema e diskutimit që donminoi në studion e “Quo Vadis” këtë të enjte, të moderuar nga Pranvera Borakaj.
Në një lidhje direkte kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, theksoi se shqiptarët do të duhet të ngrihen në protesta.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se a ka patur komunikim me Salianjin dhe çfarë i ka thënë, Paloka tha se e kishte përgatitur për vendimin.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Po nëse qytetarët nuk ju përgjigjen?
Paloka: Në këto raste është momenti i parë i rëndësishëm. Ne e kemi përvojën, mos harroni ngna 90-ta kanë ndodhur protesta nga më të ndryshmet. Më e fundit ishte ajo e rinisë pas vrasjes së Klodian Rashës, e patë që ishte protestë krejt e paorganizuar, vetëm disa të rinj reaguan dhe e patë se çfarë ndodhi. Imagjinoni një protestë të organizuar me të njëjtin mllëf. Organizimi është shumë i rëndësishëm, keni për të aprë që s’ka nevojë të jenë 100 mijë në protestë. Unë kam organizuar protestë me 1 mijë veta dikru.
Borakaj: Është e njëta shoqëri?
Paloka: Nëse se kuptojnë se ku jetojnë dhe duke qendruar në cep dhe me atë idenë larg vetes time të ndodhi ç’të dojë, ju vjen radha të gjithëve. Kur u prishën shtëpitë e para ju thashë dilni dhe mbrojini, nuk reaguan, kur ju vajtën ke shpia u kujtua. Nëse se kuptojnë këtë është fatkeqësi.
Borakaj: Çfarë i thatë Salianjit?
Paloka: Unë jam kam thënë përpara, e kam përgatitur, por edhe ai vetë ishte i përgatitur. Sot besoj është thënë boll për Salianjin.
Borakaj: Si i ke parë zërat sot që thonë që PD kur merr vulën dhe logon nga gjykata dhe përshëndet vendimin, ndërsa kur dënohet deputeti e quajnë të kapur?
Paloka: Ai vendim nuk ka lidhje me atë. Të thuash që na e dha Gjyakat e Apelit është absurditet më vete. Duhet të paguhesh shumë nga Rama që të bësh aludime të tilla. I neveris ata që guxojnë edhe sot këta gjoja kolegë që e quajnë veten gazetar dhe mbrojnë qeverinë.