Afera e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka

5 months ago 22

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka për shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, që e kanë lënë në burg.

Dy vendimet  këto të  Gjykatës së Lartë që e  cilësuan të ligjshëm arrestimin e tij për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Ish-ministri Lefter Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Në shtator të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme shpalli vendimet për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, për Lefter Kokën dhe personat e tjerë të akuzuar.

Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6.8 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë, ish-deputeti socialist dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako u shpall i pafajshëm për akuzat që lidhen me Elbasanin.

Mbi 11 vite burg u dha nga togat e zeza për Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e tij, Stela Gugallja. Respektivisht, 6.8 vite burg për Mërtirin si pronar i kompanisë së inceneratorit dhe 4.8 vite burg për Gugalljan, si ortake dhe administratore.

Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit:

• Lefter Koka – Dënohet me 8.6 vite burg – 5.8 vite nga gjykimi i shkurtuar
• Klodian Zoto – Dënohet me 10 vite burg – 6.8 vite me gjykim të shkurtuar
• Mirel Mërtiri – Dënohet me 10 vite burg – 6.8 vite me gjykim të shkurtuar
• Stela Gugallja – Dënohet me 7 vite burg – 4.8 vite me gjykim të shkurtuar
• Alqi Bllako – Shpallet i pafajshëm
• Pëllumb Abeshi – Dënohet me 4 vite burg – 2.8 vite me gjykim të shkurtuar
• Bardhyl Cabiri – Dënohet me 2 vite burg
• Jonida Zeqo – Dënohet me 4 vite burg – 2.8 vite me gjykim të shkurtuar
• Serafin Papa – Dënohet me 1.4 vite burg

Më datë 25 Shtator 2023, Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet dhe për inceneratorin e Fierit. Disa nga të shpallurit fajtorë, duke përfshirë Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, janë dënuar gjithashtu edhe për këtë impiant të trajtimit të mbetjeve.

Akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale për inceneratorin e Fierit janë pushuar për dy shtetas, për Enver Sheshin i cili ka ndërruar jetë teksa priste vendimin në qelitë e paraburgimit dhe për shtetasin Robert Shabani, i cili është gjykuar me herët nga Gjykata e Tiranës.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit për inceneratorin e Fierit:

• Lefter Koka – Dënohet me 10 vjet burg – 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar
• Alqi Bllako – Dënohet me 4 vjet burg – 2 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar
• Klodian Zoto – Dënohet me 11 vjet burg – 8 vite burg me gjykim të shkurtuar
• Pellumb Abeshi – Shërbim prove
• Florian Muçaj – Shërbim prove
• Azem Shatëri – Shërbim prove
• Erjon Murataj – Dënohet me 3 vjet burg – 2 vite burg me gjykim të shkurtuar
• Sabina Cenameri – Shërbim prove
• Arben Dervishaj – I pafajshëm
• Loran Dusha – Dënohet me 7 vjet burg – 4 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar
• Arjola Kodra – E pafajshme
• Arbër Denizi – Dënohet me 7 vjet burg – 4 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar
• Juri Imeraj – I pafajshëm
• Regan Merdani – Shërbim prove
• Gentian Zifla – Shërbim prove

/vizionplus.tv/

Read Entire Article