Aksident me vdekje, humb jetën shoferi 24-vjeçar

1 week ago 27
Reklamë

Elbasan- Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.

Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article