Drejtuesi i një autobot të ngarkuar me gas ka humbur drejtimin dhe është përmbysur.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në një kthesë të fortë në afërsi të fshatit Lin.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekimin e parë nga shërbimi i urgjencës së Pogradecit.
Nga ana tjetër ne vendin e ngjarjes ndodhet në gatishmëri një mjet i shërbimit zjarrfikës si dhe punojës të këtij shërbimi për të pasur në kontroll mjetin autobot të ngarkuar me gas të lëngshëm./vizionplus.tv/