Dy automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në zonën e ish Kënetës në Durrës.
Automjeti i markës Opel dhe Volksëagen u përplasën me njëra-tjetrën dhe përfunduan njëra në trotuar dhe tjetra në oborrin e një banese aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një kryqëzimi në rrugën “Azem Hajdari” në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtëin vend në harkun kohor të dy javëve.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e drejtuesve të automjteve.
Pak pas aksidentit. policia rrugore mbërriti në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet për ngjarjen në fjalë./vizionplus.tv