Aksident në Mamurras, automjeti përplas motoçikletën, 34-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën

2 months ago 19
Reklamë

Një aksident është regjistruar disa momente më parë pranë Mamurrasit. Raportohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë, që drejtohej nga një 34-vjeçar.

Si pasojë, automjeti ka përfunduar në kanal, ndërsa 34-vjeçari është plagosur rëndë. Ky i fundit po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv/

Read Entire Article