Një aksident është regjistruar në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.
Një i ri ka aksidentuar një 28-vjeçare, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 20.06.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.