Aksident tek “Rrethrrotullimi i Çermës”, motori del nga rruga, dy të lënduar

6 months ago 16
Reklamë

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës”.

Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lënduar ai dhe pasagjeri që ndodhej në motomjet.

“Si pasojë e daljes nga rruga të motomjetit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri shtetasi B. D., 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv/

Read Entire Article