Aksidenti në Fier, policia jep detaje: Personi që humbi jetën ishte 75 vjeç

1 month ago 31

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në Fier, ku humbi jetën një i moshuar. Në një njoftim bëhet me dije se ka humbur jetën shtetasi I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.

Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article