Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin nacional Pogradec – Maliq.
Sipas policisë, një autobus që transportonte turistë slloven ka kryer një manovër të gabuar parakalimi dhe si pasojë ka përplasur një automjet tip “Benz”, i cili kishte ndaluar.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit që kreu aksidentin.
Raportohet se ka pasur vetëm dëme të shumta materiale në të dyja mjetet, por asnjë nga turistët slloven nuk ka pësuar lëndime.
Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e fugonit me turistë slloven për të mësuar më shumë për shkakun e këtij aksidenti.