Drejtoria e policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH dhe agjentë të krimeve të rënda kanë kryer disa aksione ditën e sotme.
Mësohet se janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre është arrestuar brenda në një lokal, ndërsa personi tjetër është arrestuar në zonën e Lungomares teksa po qarkullonte me një automjet tip “Audi” luksoz.
Efektivët i kanë bllokuar rrugën duke e rrethuar Audin luksoz.
Drejtuesit të mjetitit i janë vendosur prangat dhe është shoqëruar për në Komisariatin e Vlorës.
Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar./vizionplus.tv