Aksioni antidrogë në Tiranë, reagon policia: U sekuestrua mbi 1 kilogram kokainë dhe një automjet

4 months ago 20

Tre persona janë vënë në pranga një një operacion i zhviluar nga Antidroga e Tiranës zhvilluar kundër trafikut të drogës.

Arrestimi i tyre u bë në afërsi të rrugës “Myslym Shyri”, teksa të rinjt po tentonin të shisnin një sasi kokaine prej 1.1 kg.

Raportohet se gjatë aksionit 3 personat kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur nga agjentët e antidrogës.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Sh., 35 vjeç, Xh. A., 23 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi E. R. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë”, njofton policia.

Read Entire Article