Akuzat për përdhunim! Trump urdhërohet të paguajë 83.3 milionë dollarë si dëmshpërblim ndaj E. Jean Carroll

9 months ago 26

Gjykata ka urdhëruar ish-presidentin Donald Trump që t’i paguajë 18.3 milion dollarë si dëmshpërblim dhe 65 milion dollarë për dëme ndëshkuese ndaj autores E Jean Carroll, pas akuzave për përdhunim.

Shuma totale arrin në 83.3 milion dollarë në dëme totale.

Juria prej shtatë burrash dhe dy grash në gjykatën federale në Manhatan nisi diskutimin pak pas drekës të premten, rreth orës 14:40 me orën lokale. Pas afro tre orësh diskutime, ata arritën në një vendim unanim.

Trump nuk ishte në gjykatë, pasi u largua më herët se të jepej vendimi. Trump përsëriti qëndrimin e tij se pretendimi i zonjës Carroll ishte sajesë dhe ai nuk e kishte përdhunuar, por juria vendosi në favor të autores.

Top Channel

Read Entire Article