Partia Socialiste ka kërkuar ditën e sotme përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.
Dy deputetët demokratë penguan zhvillimin normal të seancës plenare më 15 janar.
Për shkak të kaosit të krijuar presidenti Bajram Begaj anuloi edhe fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit.
Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar ku u miratuan ndryshimet në qeveri, ishin të pranishëm edhe disa prej ambasadorëve të huaj në vend. /vizionplus.tv