Ambasadori i BE apel politikës: Rivendosni funksionimin nomal të Kuvendit, është një nga kushtet për anëtarësimin në BE

8 months ago 19

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ju ka bërë thirrje partive politike në vendin tonë që duhet të nisin me urgjencë bashkëpunimin në Kuvend për të ardhmen europiane të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Gonzato thekson se bashkëpunimi politik dhe rivendosja e rregullit në Kuvend është një nga kushtet bazë për anëtarësimin e vendeve në BE.

The “Cluster 1 EU Negotiations Platform” project supported by the Netherlands brought together #TeamEurope Ambassadors, representatives of political parties and experts to discuss the Assembly’s role in the EU negotiation process.
1/2 pic.twitter.com/0S3mejSzoG

— EU in Albania (@EUinAlbania) February 28, 2024


Sot kam qenë dëshmitar sesi politikanët shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në. Me urgjencë, diskutime të ngjashme duhet të nisin në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij.

Ky është një nga kushtet bazë për anëtarësimin e vendeve në BE. Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Gonzato.

Read Entire Article