“Amnistinë e tërhoqën se nuk bënë dot pazaret e tyre”, Bardhi: E bënë të përfitonin ministra, kryetarë bashkish dhe drejtorë

8 months ago 15

Deputeti Gazment Bardhi pas seancës plenare tha se tërheqja nga votimi i Amnistisë Penale u bë sepse nuk arritën dot pazaret e tyre, ndërsa komentoi edhe miratimin e ligjit për marrëveshjen me Italinë dhe ndërtimin në zonat e mbrojtura. 

“Besoj e patë sot, në rendin e ditës nuk kishte asgjë të mirë për qytetarët. Parlamenti është shndërruar në një funksion të një grupi njerëzish. E tërhoqën ligjin e amnistisë e nuk arritën pazaret e tyre. Nga një ligj ku do të duhet të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar në një ligj për të amnistuar ministra e drejtorë. Tentuan të mashtronin opinionin publik. Çështja u sqarua, ata u tërhoqën nga projektligji. Në një procedurë të tillë nuk mund të ketë votën e një opozitari. Ligji i dytë ishte ligji i emigrantëve në Shqipëri, kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, dëmton interesin publik dhe cenon sigurinë kombëtare. Së treti, ligji për zonat e mbrojtura, ku planifikohet të vidhet dhe të nxirret në treg pasuritë kombëtare të shqiptarëve”, tha Bardhi.

I pyetur se çfarë mendimi ka për votat e PDIU në miratimin e marrëveshjes së Italisë, Bardhi tha: “Komunikimi ynë me Idrizin është i përditshëm, ne jemi shumë miq, zonja Doda ka dhënë shpjegimin e saj, nuk kam asgjë për të shtuar. Mund të marrë vendime të caktuara për të mbështetur apo jo një projektligj.”

Top Channel

Read Entire Article