Beqaj, sërish me pranga në Komision, mazhoranca refuzon shtyrjen e afatit për “sterilizimin”

19 hours ago 18

Nga Olta Blaceri

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u rikthye sot paradite në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor per koncensionet ne shendetesi.

Por sërish mazhoranca dhe opozita nuk gjetën gjuhën e kompromisit për të dëgjuar ish-ministrin Beqaj.

Në kushtet kur komisionit hetimor i përfundon mandati nesër, shqetësimi kryesor i Partisë Demokratike ishte nevoja për të thirrur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama dhe Vilma Nushin, sipërmarrësen që ka fituar kontraten e check up.

Kryetarja Albana Vokshi këmbënguli që afati i hetimit parlamentar duhet të shtyhet derisa të përfundojë marrja në pyetje e të gjithë dëshmitarëve.

Vokshi: E keni sjellë me pranga Ilir Beqjan për ta hedhur si limon të shtrydhur për të marrë kohën e komisionit dhe për të mos lejuar dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit. Ky komision nuk mbyllet pa degjuar Edi Ramën.

Ndreca: Ju e keni tërësisht të paragjykuar këtë komision. Nuk keni ardhur për të hetuar por për agjendën tuaj politike. Në këtë pikë ku nuk kemi dalë në raport, 7 në 10 fjalë thoni hajdutëri. Nëse paska konkluzion ju paskeni ardhur kot.

Opozita theksoi se dëshmitë e kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi janë thelbësore për zbardhjen e të vërtetës për kontratën e check up.

Pa humbur kohë ti duhet të thërrasësh dhe shokun Edi Rama, patjetër, dhe shoqen Vilmën, patjetër. Shoqja Vilma, duhet të shpjegojë si kaloi nga cigarja të chech-up? Se të kalosh nga cigarja te check-up, është si të kalosh nga lufta në Vietnam në ndërzim artificial”, tha demokrati Saimir Korreshi.

Por pavaresisht kërkesës së opozitës socialistët theksuan se mandati i komisionit të ngritur në muajin mars është shtyrë dy herë, dhe nuk ka asnjë arsye për të zgjatur hetimin, duke këmbëngulur komisioni hetimor të vazhdojë me dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Për shkak të qendrimeve të kundërta mbledhja maratone u shoqërua me debate të ashpra e me fyerje personale

Plarent Ndreca: Unë kam vetëm fjalën! Edhe fjalën ma hiqni.

Albana Vokshi: Një foto është, shih ça ju bëri! E kupton

Ilda Dhori: Na duhen këta ne që shqiptarët të marrin vesh! Ju keni marrë peng Shqipërinë.

Plarent Ndreca: Ju të vrisni! Ja kaq pushtet keni, ju të vrisni. Fikja mikrofonin,”

Opozita tentoi edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetareve të bindte mazhorancën të shtynte hetimin, por kërkesa e tyre u rrëzua dhe e enjtja shënon fundin e Komisionit Hetimor për koncensionin e check up dhe sterilizimit.

Read Entire Article