Kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku, Azerbajxhan për të ndjekur punimet e konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Rama ka ndarë pamjet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i vendit tonë shkruan se diskutuan për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë
“Baku, Azerbajxhan – Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri”, shkruan Rama. /vizionplus.tv