Berisha paralajmëron protestë rreth Parlamentit ditën e miratimit të buxhetit

2 days ago 29

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri sot një deklaratë për mediat. Berisha u shpreh se dita e miratimit te buxhetit 2025 do të shoqërohet me protesta të fuqishme rreth parlamentit.

Sali Berisha shtoi se shtylla numër një e programit të PD do jetë ekonomia e qytetarit.

Berisha: Miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë, të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimt. Shtylla numër një e programit të PD do jetë ekonomia e qytetarit. 3.5 përqind e buxhetit do shkojnë për subvencione në bujqësi. Unë jam këtu për të garantuar fermerët shqiptarë se nuk do ketë buxhet kurrë që t’u alokojë atyre një të dyqindtën e tij, por dhjetëra, dhjetëra herë më shumë. 3.5 përqind e buxhetit të shtetit do parashikohen subvencione për bujqësinë. /vizionplus.tv

Read Entire Article