Trump emëroi Marco Rubio sekretar shteti në SHBA, Shehu: Do të nxjerrë të vërtetën për “non gratën” e Sali Berishës, sanksionet janë përdorur politikisht

11 hours ago 20

Senatori i Floridës, Marco Rubio, ditën e djeshme u emërua nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump si Sekretari i ardhshëm i Shtetit të SHBA-së.

Opozita shqiptare shpreson se emërimi i Rubios si sekretar i shtetit në SHBA do të sjellë ndryshim sa i përket statusit “non grata” të lidertit të opozitës, Sali Berisha. Deputeti Tritan Sheu, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme tha se administrata e re e Trump dhe Rubio do të nxjerrin të vërtetën sa i përket sanksionimit të Berishës.

Shehu: Marco Rubio ka firmosur një dokument në shkurt të vitit 2024 në të cilin i drejtohet Presidentit Biden për sanksionet e vendosura nga Departamenti i Shtetit ndaj figurave të larta politike të Amerikës Latine. E them këtë sepse ka një lidhje sinkrone me situatën e Sali Berishës. Çfarë thotë sekretari aktual i shtetit të SHBA. Ai ngre problemin se sanksionet po përdoren politikisht ndaj njerëzve me kontribute të mëdha ndaj SHBV, njerëzve që kanë qenë faktorë të rëndësishëm të stabilitetit rajonal dhe për arsye të ndryshme po dënohen duke përdorur sanskionet. Nga ana tjetër Rubio thekson se ky proces ka filluar që nga janari i vitit 2021.

Nga ana tjetër Rubio ngre çështjen se shumë elementë të tjerë të dënuar nga Gjykata në ato vende nuk sanskionohen nga SHBA. A ka një ngjasi të madhe me problemin shqiptar? Rubio thoë “ne jemi të shqetësuar për arsyen se admnistrata po përdor politikisht sanskionet duke goditur partnerët dhe sigurinë kombëtare të vetë SHBA.” Këtu kemi një ngjasi si dy pika uji midis asaj që ndodhi atje dhe veprimeve ndaj Sali Berishës. Jam i bindusr që administrata e re do të jetë ajo e cila do të nxjerrë të vërtetën ndaj Sali Berishës. Zoti Rubio do nxjerrë të vërtetën./vizionplus.tv

Read Entire Article