Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet me dronë mëngjesin e kësaj të premte nga Vermoshi i veshur me dëborën e parë.
Rama shkruan në rrjetet sociale (Facebook|) se këto pamje janë një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor.
“Mirëmëngjes dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë, si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.