Protestë gjatë parlamentit, Berisha jep detaje se çfarë ndodh të martën

3 hours ago 18

Nga Olta Blaceri

Partia Demokratike do të kombinojë protestën me debatin në parlament gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2025. Gjatë një konference me gazetarët kryetari i PD Sali Berisha theksoi se opozita do të shfrytezojë çdo hapësirë kundër këtij buxheti i cili sipas tij i shërben vetëm një grupi të vogël që janë klientë të qeverisë.

Do të ketë mobilitet, brenda dhe jashtë parlamentit. Qëllimi ynë është të miratohet amendamenti që vendos minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, apo që nuk merr asgjë”, tha kryedemokrati.

Berisha u kujdes të theksonte kontrastin mes rritjes ekonomike në 3 mandatet e qeverisjes socialiste dhe situatës ekonomike të qytetarëve shqiptare.

Ajo çfarë iu është dhënë pensionistëve si indeksim, e vërteta ka indeksuar as 50 përqind të asaj që duhej të indeksonte. Ndaj dhe sot, me pensionin aktual, çdo pensionist pas këtij indeksimi, blen 30-40 përqind më pak ushqime se sa blintenë vitin 2013 apo 2014. Rrogat minimale dhe mesatare mbeten më të ulëtat në rajon, ndërkohë që në vitin 2013 këto ishin rrogat më të larta në rajon”, u shpreh Berisha.

Sipas kryetarit të PD, qytetarët nuk përfitojnë nga rritja ekonomike për shkak të abuzimit të qeverisë me taksat e shqiptarëve.

Mekanizmat e krijuara nga qeveria për të vjedhur buxhetin janë të lemerishme. Vjedhja e fondeve publike nga qeveritarët është e pakufishme, rikujtoj se vetëm me Unazën e Tiranës, projektin e megakorrupsionit Rama-Balluku, 13 km të saj janë ndarë në 14 kontrata, në mënyrë që të gjobiten 14 kompani dhe të vidhen”, deklaroi Berisha.

Por ndërsa akuzoi qeverinë për mënyrën si ndan fondet e buxhetit, kryetari i PD Berisha kritikoi edhe këshilltarët demokratë në njësitë vendore të cilët kanë votuar për rritjen e pagave të kryetarëve të bashkive dhe pagat e veta.

Read Entire Article