AMP ekzekutoi 22 masa sigurie për punonjës të Policisë Rrugore, reagon ministri Hoxha: Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur një trupë policore të aftë

1 month ago 34

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar menjëherë  pas operacionit të drejtuar nga AMP që goditi 22 punonjës dhe ish-punonjës të Policisë Rrugore, që akuzohet se kanë vjedhur mbi 2 mln lekë duke shpërdoruar detyrën.

Ai shkuan se lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë.

Lexo edhe :

Related Posts

 Reagim i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:

Falë një hetimi profesional të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.

Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.

Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje.

Read Entire Article