Zbulohen detaje të reja të cilat mund të kishin parandalur dhënien fund të jetës në mënyrë tragjike të Leonard Farrukut në anijen hotel në Jug të Anglisë ku Home Office e kishte akomoduar.
Diane Taylor gazetare e The Guardian ka zbuluar se nuk u morën në konsideratë shqetësimi se shqiptari 27 vjeçar kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Në shkrim të cilit i referohet Top Channel theksohet se “një punonjës social në mënyrë të përsëritur i kishte përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme shqetësimet kompanisë së kontraktuar nga Home Office (Ministria e Punëve të Brendshme Angleze) rreth shëndetit mendor të Leonardit përpara se ai të dërgohej në anijen hotel”. Por këto shqetësime ishin injoruar.
Punonjësi social ka deklaruar për The Guardin se:
“Të gjithë e njihnin Leonardin si “Faruk”. Ai vuante nga luhatje të rënda të humorit. Ai u braktis prej një kohe të gjatë më çdo drejtim. Unë isha gjithnjë me të vërtetë i shqetësuar për Leonardin dhe disa herë ai u përfshi nga kriza të forta të shëndetit mendor”.
I njëjti punonjës social ndër personat e fundit të takuar prej Leonard Farrukut thekson se :
“Janë shumë momente të rëndësishme në këtë histori të cilat duhet të tregohen pasi unë jam i bindur se do të përsëriten përsëri nëse nuk ushtrohet presion tek ata të cilët kanë përgjegjësinë e kujdesit dhe ndihmë dhënies të njerëzve dhe që është detyrë e tyre ta përmbushin siç duhet”
Më tej në rrëfimin e tij ky punonjës social tregon se Leonard Farruku ishte i frikësuar maksimalisht kur iu tha se duhet të shkonte në anijen hotel dhe kishte refuzuar të shkonte. Ai ishte gënjyer duke e hipur në një makinë dhe iu tha se do ta çonin në një hotel tjetër në qytetin Swindon.
Familja emigrantit shqiptarë Leonard Farruku i cili i dha fund jetës në anijen hotel më 12 Dhjetor 2023 ka kërkuar një hetim të pavarur për atë çfarë ndodhi në akomodimin Bibby Stockholm.
Gazeta The Guardian shkruan se avokatët e familjes të Leonardit i kanë drejtuar një kërkesë ministrit anglez të drejtësisë Alex Chalk ku i kërkojnë që avokati i shtetit për çështjet e burgjeve (PPO) të hetojë vdekjen e tij.
Për avokatin e burgjeve ligji anglez kërkon që ky institucion të hetojë të gjitha vdekjet e emigrantëve në qendrat mbajtjes të azil kërkuesve por në këtë rast anija hotel ku mbahej Leonard Farruku nuk klasifikohet si qëndër e mbyllur ku mbahen emigrantët të cilët e kanë përshkruar si një “burg”.
Në kërkesën e hartuar prej kompanisë avokatore Bhatt Murphy argumentohet se anija hotel duhet të konsiderohet si një qendër ndalimi për emigrantët e në të tilla kushte avokati burgjeve duhet të iniciojë një hetim të pavarur për rethanat e vdekjes të Leonard Farrukut.
Top Channel