Anija me mbetje toksike vjen nesër në Shqipëri, protestë para portit të Durrësit

2 hours ago 22

Mëngjesin e së hënës pritet të mbërrijë në portin e Durësit anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme.

Partia Demokratike, siç paralajmëroi edhe një ditë më parë, po proteston në hyrjen para portit bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet “ Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”.

Dërgesat po kthehen nga brigjet e Singaporit. Dyshohet se ngarkesa përmban pluhur toksik të furrës së çelikut. Kjo sasi dyshohet se doli nga Porti i Durrësit më 4 Korrik të këtij viti, me destinacion final Tajlandën dhe tranzit Singaporin.

Por fillimisht ngarkesa me mbi 800 tonë peshë, ndaloi në Itali për t’u ndarë në dy pjesë, në anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk”; respektivisht “Compton” dhe “Candor”. /vizionplus.tv

Read Entire Article