Duke nisur nga 20 qershor dhe deri në shtator, asnjë punonjës policie nuk do të bëjë pushime verore. Ky është urdhri i fundit i marrë nga Policia e Shtetit, firmosur nga Muhamet Rrumbullaku. Urdhri në fjalë është marrë në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurimit kushteve të sezonit turistik.
“Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, nga data 20 qershor deri në datë 15 shtator, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit”, thuhet në vendim. Ndërsa për policët që kanë bërë plane dhe kanë marrë lejen, duhet të bëjnë menjëherë anulimin e tyre tek Burimet Njerëzore.
Sipas vendimit, efektivët që kanë raste të veçanta, mund të marrin leje të pjesshme./vizionplus.tv