Apeli i dha vulën dhe logon e partisë Berishës, Alibeaj merr vendimin e rëndësishëm

4 months ago 22

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjyktaës së Apelit, e cila pak ditë më parë i dha vulën dhe logon e partisë Sali Berishës.

Në një postim të gjatë në Facebook, Alibeaj thotë se vijon t’i qëndrojë parimeve të tij dhe të jetë kundër drejtimit të PD nga Sali Berisha, me argumentin se ai nuk sjell asnjë të mirë për vendin dhe qytetarët.

Më tej ai shton se nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Berisha.

Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin”, shkruan Alibeaj./vizionplus.tv

Read Entire Article