Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg

4 months ago 26

Ditën e sotme, 25 qershor, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me dy vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. I pranishëm në seancë ka qenë edhe prifti i Himarës.

Vendimi u shpall nga tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi.

Më 17 qershor, Beleri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kundërshtoi regjistrimin e procedimit penal të Prokurorisë së Vlorës, që kreu hetimin ndaj tij, e që më pas u finalizua me vendimin e Gjykatës së Posaçme me dy vjet burg.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Më 10 qershor Fredi Beleri, është zgjedhur eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re./vizionplus.tv

Read Entire Article