Aplikimi në portalin e infermierëve, sot afati i fundit për të gjithë të interesuarit

2 months ago 35

6 shtatori është afati i fundit për alikantët në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Thirrja ka nisur që prej datës 22 gusht dhe të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë kanë kohë deri në orën 20:00 të mbrëmjes së të premtes.

“Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor e ka hapur thirrjen për teknikë të shkencave mjekësore, infermierë, mami, fizioterapistë, logoped që prej datës 22 gusht dhe afati përfundimtar ka qenë data 5 shtator, por për shkak të festës zyrtare është shtyrë deri sot, pra deri në datën 6 shtator, deri në orën 20:00 të dites së sotme. Janë të ftuar të gjithë teknikët e shkencave mjekësore që të aplikojnë brenda ditës së sotme, nëse ende nuk kanë aplikuar. Deri në datën 4 shtator numri i aplikimeve ka qenë 2900 të tilla kështu që presim të kemi një fluks të shtuar, rreth 500 aplikime më shume se vitin e kaluar”, tha Jeta Deda, drejtore e operatorit të kujdesit shëndetësor.

I gjithë procesi i aplikimit nga teknikët e shkencave mjekësore është kryer në mënyrë digjitale, duke siguruar kështu transparencë dhe llogaridhenie më të madhe.

“Me udhezimin që ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka nxjerrë këtë vit, të gjithë institucionet shëndetësore publike dhe të gjithë institucionet që janë në varësi të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kur kanë për të punësuar teknikë të shkencave mjekësore, të gjithë për herë të parë do t’i drejtohen vetem portalit “Infermierë për Shqipërinë”, kështu kemi llogaridhënie më të madhe dhe transparencë më të madhe.  I gjithë procesi këtë vit si dhënia e këtyre dokumentacioneve që duhet të paraqesin pranë operatorit të kujdesit shëndetësor ka qenë në menyre digjitale dhe gjithçka ka qenë online duke mos pasur më dhënie dosjesh dorazi  në drejtoritë rajonale të operatorit”, tha Deda.  

Pas vlerësimit të dosjes së secilit prej aplikanteve do te hartohet lista e cila do të shkojë për tu testuar në qendrat e shërbimeve arsimore pikërisht për fushën që ata kanë studiuar dhe që është një testim që organizohet nga QSHA, por që bëhet në bashkëpunim me professor të universitetit të Mjekësisë./vizionplus.tv

Read Entire Article