Armenia njeh shtetin e Palestinës: Mbështesim një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

4 months ago 20

Armenia është bërë vendi i radhës që ka njohur shtetin e Palestinës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Armenisë.

Armenia mbështet një rezolutë të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe është në favor të një zgjidhjeje me dy shtete të konfliktit palestinezo-izraelit, thuhet në të njëjtën deklaratë.

Republika e Armenisë ka aderuar në rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilat bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Për më tepër, Republika e Armenisë është e interesuar për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm midis popullit hebre dhe palestinez. Në platforma të ndryshme ndërkombëtare, ne kemi mbështetur gjithmonë zgjidhjen paqësore dhe gjithëpërfshirëse të çështjes palestineze dhe mbështesim parimin e “dy shteteve” për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Ne jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme për të siguruar që palestinezët dhe izraelitët të mund të realizojnë pritjet e tyre legjitime”, thuhet në deklaratë.

Shteti i Palestinës është njohur deri më tani nga Spanja, Sllovenia, Irlanda dhe Norvegjia./vizionplus.tv

Read Entire Article