Prokuroria e Përgithshme e Korçës ka dhënë detaje pas arrestimit të Fatmir Balaj, me detyrë kryekomisar në Policinë Shkencore.
Dyshohet se Balaj ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisje kompjuterike të cilat do të shërbenin si provë kryesore shkencore në një çështje që kishte të bënte me call centerat.
Lexo edhe :
Related Posts
Kërkesa për këtë masë sigurie ndaj Balajt erdhi pasi prokuroria ra në gjurmët e mashtrimeve gjatë hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 1875, i datës 29.12.2023 për ‘Mashtrim kompjuterik’, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe “Punësim i paligjshëm”.
Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB.
Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës.
Vetëm pak ditë më vonë, Instituti i Policisë Shkencore dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohet se dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperohen.
Pas kësaj ekspertize, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, krijoi dyshimin se USB-të nuk ishin të njëjtat. Dyshime që u vërtetuan pas kqyrjes dhe ekzaminimit të pamjeve të bëra të dy USB-ve me mjete ekspertimi, programe kompjuterike si ‘Media Player’, lente, etj duke vërtetuar USB-të ishin ndryshuar.
Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0./vizionplus.tv