Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ka reaguar,pas arrestimit të Marklen Hakës nga RENEA.
Ministri shprehet se veç arrestimit të të shumëkërkuarit, është bërë dhe shoqërimi i disa personave të tjerë .
Hoxha bënë me dije se Haka, një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri.
Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në rrjetet sociale:
Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.
Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.
Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie. /vizionplus.tv