Arrestohen dy shqiptarë në Kakavijë, çfarë zbuluan kontrollet e policisë greke

4 months ago 22

Dy persona u arrestuan njëri pas tjetrit të martën në pikën kufitare të Kakavijës, kur tentuan të kalonin në Shqipëri.

Efektivët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave konstatuan se njëri ishte i arratisur dhe tjetri në kërkim.

në pranga ra një 53-vjeçar shqiptar, i dënuar nga Gjykata Penale e Patrës me tre vjet e një muaj burg për dhunë në familje.

Gjithashtu u zbulua se për një 29-vjeçar shqiptar kishte një urdhër arresti në pritje për trafik droge.

Ai u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës./vizionplus.tv

Read Entire Article