Policia e Londrës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së gruas dhe dy vajzave të komentatorit të BBC-së.
Arrestimi i tij u bë në një varrezë.
Lexo edhe :
Related Posts
Siç raporton Sky News, 26-vjeçari Kyle Clifford është në duart e autoriteteve, por ka nevojë për kujdes mjekësor. Sulmuesi ndodhej në varrezat Lavender Hill, Enfield, të cilat ndodhen jo shumë larg rezidencës së tij. Pas arrestimit, ai u dërgua në spital.
Kyle Clifford Seen Being Stretchered Out of Cemetery. Triple murder suspect Kyle Clifford seen being stretchered out of Lavender Hill Cemetery in Enfield. Clifford was taken to the Royal London Hospital for medical treatment. #KyleClifford #Manhunt #BusheyMurders pic.twitter.com/SaBLLWH9qd
— Pakistani Index (@PakistaniIndex) July 10, 2024
Sipas policisë, ai ka mbetur i plagosur gjatë operacionit për arrestimin e tij.
Kërkimet për 26-vjeçarin zgjatën disa orë, ndërsa autoritetet kishin paralajmëruar banorët që të mos i afroheshin. Ka shumë gjasa që policia të ketë shkuar në vendin ku autori fshihej pas telefonatave nga qytetarët.
Autoritetet morën vendimin e pazakontë për të publikuar emrin dhe fotografinë e të dyshuarit në një fazë shumë të hershme të hetimit për shkak se “kishte nevojë për ndihmë e publikut për gjurmimin dhe arrestimin e tij”.
26-vjeçari dyshohet se ka vrarë Carol Hunt, gruan e komentatorit sportiv John Hunt, dhe dy vajzat e tyre, Louise dhe Hannah.
Ai kishte një lidhje me Louise në të kaluarën.
26-vjeçari vrau tre gratë, të moshës 61, 28 dhe 25 vjeç, pak pas orës 19:00 të së martës (9/7) në një zonë pranë Londrës. Sulmuesi përdori një hark dhe ndoshta armë të tjera, sipas autoriteteve./vizionplus.tv