Një 45-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke, pasi rezultonte në kërkim.
Ndonëse ishte dënuar me 8 muaj burg dhe 3 mijë euro gjoba për prerje të paligjshme të pyjeve, 45-vjeçari shqiptar ka kaluar kufirin për të kryer të njëjtën veprimtari.
Fillimisht ai tentoi të arratisej, shkruajnë mediat greke, por nuk ia doli./vizionplus.tv