Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Ai la të plagosur Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, njëri prej të cilëve ka marrë një plumb në gjoks dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Lexo edhe :
Related Posts
Gazetari i Vizion Plus, Bepiun Kolvata ka mësuar nga grupi hetimor se shkak i konfliktit ka qënë prishja e pazareve të drogës.
Rakaj rezulton person me precedent penal, pasi afro 15 vite më parë ka ekzekutuar me armë shtetasin Kolë Mushkun në Hot të Malësisë së Madhe. Ky i fundit i ka vrarë babain, ngjarje kjo që solli edhe reagimin e Rakajt për hakmarrje.
“Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv