Arrestohet ministrja në Maldive, i bëri magji të zezë Presidentit

4 months ago 21

Një nga politikanet më me ndikim në Maldive është arrestuar për “kryerjen e një magjie të zezë” ndaj presidentit.

Fathimath Shamnaz Ali Saleem, ministrja për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Energjinë, u arrestua të dielën së bashku me dy persona të tjerë në kryeqytetin Male.

Sipas mediave lokale, ajo kreu një ritual magjik kundër liderit të republikës Mohamed Muizzu, i cili mori postin në nëntor 2023.

Ajo është lënë në paraburgim për një javë në pritje të hetimeve.

Mësohet se oficerët bastisën shtëpinë e Shamnazit dhe konfiskuan sende që sipas burimeve mund të ishin përdorur për një ritual.

Kokosi përdoret shpesh në rituale dhe mbishkruhen me magji.

Pozicioni ministror i Shamnaz është një nga më të rëndësishmit në kabinet, pasi Maldivet janë në vijën e parë të katastrofës klimatike.

Ekspertët e mjedisit të OKB-së kanë paralajmëruar se rritja e nivelit të ujit në dete mund ta bëjë vendin praktikisht të pabanueshëm deri në fund të shekullit.

Magjia e zezë, e njohur si ‘fandita’ ose ‘sihuru’, është një besim i përhapur në Maldive, pavarësisht se konsiderohet një vepër e rëndë sipas ligjit islamik.

Njerëzit në të gjithë arkipelagun praktikojnë ceremoni tradicionale, duke u përpjekur të fitojnë favore dhe të shkaktojnë dëm për kundërshtarët e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që në qeveri ndodhin skandale.

Në vitin 2016, u pretendua se ‘magjia e zezë’ ishte vendosur për të sabotuar rivalët e Abdulla Yameen Abdul Gayoom, i cili shërbeu si president i Maldiveve nga 2013 deri në 2018./vizionplus.tv

Read Entire Article