Arsimi profesional/ Lehtësi në punësim pas mbarimit të studimeve

6 months ago 19
Reklamë

Vetëm disa vite më parë arsimi profesional në vendin tonë nuk preferohej nga të rinjtë, ndryshe nga sot që interesi është rritur ndjeshëm.

 “Interesi është rritur shumë dhe jo vetëm nga të rinjt por dhe nga instanca të ndryshme në Shqipëri dhe nga vet shkollat që duken që kanë një interes të shtuar dhe një presion mbi to për të rritur numrin e regjistrimeve. Megjithatë mbetet ende një vakum dhe një punë shumë e madhe që duhet bërë në mënyrë që të rriten numrat për të plotësuar ato nevoja që biznesi sot ka”, u shpreh Erka Çaro, ekspert pwr arsimin profesional.

E mira e degëve profesionale është lehtësia në punësim, ku 60% e të rinjve arrijnë të punësohen një vit pasi kanë mbaruar gjimnazin. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre të cilët duhet të presin përfundimin e studimeve të larta për tu punësuar në profesion.

 “Degët më të preferuara ato që kanë dhe regjistrimet më të larta le të themi janë hoteleri-turizmi, Tik, ekonomi biznesi, por edhe sherbime mjetesh transporti, elektro teknike pra janë degët teknike që kanë prioritet sidomos vitet e fundit. Numri me i lartë i të punësuarve eshtë pikërisht nga këto degë. Rreth 60% e të diplomuarve punësohen një vit mbas diplomimit te tyre dhe po flasim për 18 vjecarët të cilët futen në tregun e punës”, tha Çaro.

Në hoteleri-turizëm që është dhe dega me më shumë regjistrime, rreth 80% e të diplomuarve futen në tregun e punës dhe në profesione që lidhen me atë që kanë studiuar. 63% e të rinjve që zgjedhin elektroteknikën, arrijnë që të punësohen sapo mbarojnë studimet.

Një pikë e rëndësishme për arsimin profesional është bashkëpunimi me bizneset, ku përmes praktikave profesionale që të rinjtë kryejnë, arrijnë që të punësohen më shpejt dhe të kenë paga në nivele mesatarisht të larta sapo nisin karrierën e tyre.

Top Channel

Read Entire Article