“Arti i violinës” vjen në TKOB, do të interpretohen pjesë nga krijimtaria e Aleksandër Peçit

1 month ago 29

Një udhëtim muzikor përmes krijimeve të kompozitorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë vjen sonte në mbrëmje në Koncertin simfonik “Arti i Violinës”,  në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në qendër të mbrëmjes do të jetë vepra e kompozitorit Aleksandër Peçi, i cili rikthehet te publiku përmes krijimtarisë së tij.

Për herë të parë në skenën e teatrit të Operës dhe Baletit do të interpretojë si solist violinisti italian Nicola Marvulli, nën dirigjimin e maestro Giovanni Pompeo.

“Ndjehem shumë i lidhur me Shqipërinë, edhe pse kjo është hera ime e parë këtu. Këtë mbrëmje do luaj Bethovenin me violinë që në fakt është koncerti që kam dëgjuar me shumë herë ne jetën time dhe e kam dashur më shumë ta interpretoj. do e konsideroja një koncert të veçantë sepse duke e krahasuar me pjesë të tjera s’është thjesht spektakolar, por është shumë shprehës, në të cilët tingujt e violinës janë kryesorja. e Shoh ardhjen time këtu si një bashkëpunim shumë të mirë. Në përgjithësi sidomos për atë pjesë që i përket instrumentit tim gjatë këtyre ditëve kam kuptuar që violinistët shqiptar janë artistë të jashtëzakonshëm dhe mendoj që që kam shumë gjëra për të dhënë e për të mësuar”, tha Marvulli.

Koncerti është konceptuar të ndahet në tre akte, ku secila pjesë i dedikohet kompozimeve nga ikona të muzikës klasike.

Koncert Simfonik “Arti i Violinës” do të pres sonte në mbrëmje artdashësit e muzikës klasike dhe jo vetëm, në orën 20.00.

Read Entire Article