Policia e Shkodrës ka asgjësuar 2114 bimë kanabis gjatë kontrolleve të kryera për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult dhe Shalë, dhe asgjësuan 703 bimë cannabisi;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1411 bimë cannabisi”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, policia ende nuk ka identifikuar asnjë nga kultivuesit dhe po punon për të rënë në gjurmët e tyre./vizionplus.tv