Partia Socialiste do të mbledh këtë të dielë Asamblenë Kombëtare, raporton gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema. Mbledhja do të zhvillohet në kuadër të zgjedhjes së strukturave të kësaj force politike.
Mbledhja e fundit e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte në shtator, ku kryeministri Edi Rama njoftoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar disa ministra apo zëvendësuar të tjerë.
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!
Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi./vizionplus.tv/