Asociacioni dhe zbatimi i marrëveshjeve, zbardhet takimi Osmani-Lajçak: Hiqni masat ndaj Kosovës

7 months ago 28
Reklamë

Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja për dialog ishin çështjet kryesore të diskutuara këtë të hënë në takimin mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Kosovës bëhet me dije se Osmani kërkoi zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar mes Kosovës e Serbisë në Ohër, si dhe në Bruksel.

Lexo edhe :

Related Posts

Osmani, thuhet në njoftim, bëri të qartë edhe njëherë angazhimin e Kosovës për dialog. Po ashtu, presidentja e Kosovës nënvizoi se komunat në veri do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të reja për kryetarë, duke plotësuar kështu ‘detyrat’ e caktuara nga ndërkombëtarët. Me këtë argument, Osmani kërkoi shfuqizimin e masave të marra nga SHBA dhe BE ndaj Kosovës, pas qëndrimeve të qeverisë Kurti lidhur me tensionet në veri.

Sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Presidentja ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, teksa shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë./vizionplus.tv/

Read Entire Article