Assange do pranojë fajësinë, pritet të kthehet pas afro 14 vjetësh në Australi

4 months ago 17

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, pritet të pranojë sot fajësinë për shkeljen e ligjit amerikan për spiunazh që do ta lejojë të kthehet në shtëpinë e tij në Australi, duke i dhënë kështu fund një sage ligjore 14-vjeçare.

Sipas dosjes së depozituar në gjykatë, 52-vjeçari ka rënë dakord të pranojë  fajësinë vetëm për 1 akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane.

Assange pritet të dënohet me 62 muaj burg, periudhë që tanimë ai e ka kryer. Wikileaks deklaroi se 52-vjeçari la burgun Balmarash të hënën dhe pasditen e të njëjtës ditë u largua nga Britania e Madhe me një avion privat  për tu paraqitur në séancë, e cila do të mbahet  në ishullin amerikan Saipan të Oqeanit Paqësor.

Më 2010 WikiLeaks publikoi qindra mijëra dokumente të klasifikuara të ushtrisë amerikane në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak, si dhe kabllograme diplomatike.

Në mesin e tyre ishte edhe një video e vitit 2007, e cila shfaq një helikopter amerikan duke hapur zjarr mbi kryengritës në Irak dhe duke vrarë dhjetëra njerëz, përfshirë dy pjesëtarë të stafit të agjencisë së lajmeve Reuters./vizionplus.tv

Read Entire Article