Autobusi “fluturon” nga 30 metra lartësi, 31 persona të plagosur, shumica turistë italianë

1 month ago 19

31 turistë, kryesisht italianë, kanë shpëtuar për mrekulli pasi autobusi me të cilin po udhëtonin kë rënë nga një lartësi, ndërsa po vizitonin Machu Picchu në Peru.

Mediat italiane raportojnë se një autobus me turistë ka rënë nga 30 metra lartësi, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 31 persona, ku pjesa më e madhe prej tyre me plagë të lehta, ndërsa tre të tjerë në gjendje pak më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

10 nga të plagosurit janë italianë dhe kanë fraktura në gjymtyrë shkruan “La Repubblica”.

Aksidenti ndodhi një ditë më parë në Perunë juglindore, në zonën që të çon për në Machu Piçhu, vendi i famshëm arkeologjik që admirohet nga miliona turistë çdo vit. Autobusi i kompanisë Consettur Machu Piçhu po kthehej me pasagjerë turistë nga një prej vizitave klasike, në kështjellën e lashtë Inka.

Por moti i keq ka ndikuar në pamjen e drejtuesit të mjetit, në kthesat e rrezikshme të kësaj zone dhe mjegullën e dendur. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article