Kreu i qeverisë, Edi Rama është takuar me Presidentin e FIA, Mohammed Ben Sulayem në ambientet e Kryeministrisë. Ai ka ndarë pamje nga takimi në Facebook.
Gjatë bisedimeve me Ben Sulayem, Rama tha se janë përqëndruar te projekti i Automoto Parkut të Elbasanit.
Edi Rama: Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmi.
/vizionplus.tv